Gati 190 persona në të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Europian janë identifikuar si të infektuar me virusin e etheve të Nilit Perëndimor këtë vit. Sipas një raporti të përjavshëm të publikuar sot nga Qendra Europiane e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve (ECDC) lidhur me rreziqet nga sëmundjet e transmetueshme, 188 raste të infektimit të njeriut janë raportuar që prej nisjes së sezonit të sëmundjeve ngjiëse. Deri më sot, shumica e tyre, ose 144 raste të virusit të Nilit Perëndimor janë identifikuar në Itali, ku janë regjistruar edhe 10 vdekje për shkak të këtij infeksioni. Rastet e tjera të infeksionit deri më tani janë regjistruar në Greqi, 39 të tilla, në Austri dhe Rumani me nga dy raste, si dhe një rast në Sllovaki, Veç këtyre, Serbia, vend që kufizohet me BE-në ka regjistruar 34 raste infektimi dhe tre vdekje deri tani. Sipas ECDC, stina e sëmundjeve të transmetueshme zgjat nga muaji qershor deri në nëntor. Virusi i Nilit Perëndimor prek kryesisht shpendët, por edhe kuajt dhe njerëzit. Te njerëzit, infeksioni është kryesisht i butë ose asimptomatik. Nuk ekziston ende një vaksinë mbrojtëse ndaj këtij infeksioni.http://ata.gov.al/2022/08/13/afro-190-raste-te-virusit-te-nilit-perendimor-identifikohen-ne-be/
Afro 190 raste të virusit të Nilit Perëndimor identifikohen në BE
RELATED ARTICLES