Friday, April 11, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIAfganistani nis fushatën masive të vaksinimit ndaj poliomielitit

Afganistani nis fushatën masive të vaksinimit ndaj poliomielitit

Afganistani nisi sot një fushatë të re vaksinimi ndaj poliomielitit që synon mbrojtjen e rreth 7,6 milionë fëmijëve nën moshën pesë vjeç, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. “Fushata do të zgjasë katër ditë në 21 nga 34 provincat e vendit”, tha ministria. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Sharafat Zaman u kërkoi dijetarëve fetarë dhe më të vjetërve vendas që të bashkëpunojnë me ofruesit e vaksinave për të luftuar kundër poliomielitit, një sëmundje infektive që mund të shkaktojë paralizë dhe të çojë në vdekje. “Numri i rasteve pozitive të poliomielitit është ulur këtë vit”, tha zëdhënësi.

Vitin e kaluar janë zbuluar të paktën gjashtë raste të llojit të egër të poliovirusit në shkallë vendi. Në dhjetor, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se riatdhesimi i migrantëve nga Pakistani fqinj kishte rritur rrezikun e përhapjes së virusit. Që atëherë, vendi ka kryer të paktën dy raunde vaksinash mbarëkombëtare. Fushatat e vaksinimit në Afganistan dhe Pakistan shpesh hasin vështirësi për shkak të teorive konspirative se vaksinimi i poliomielitit shkakton infertilitet ose se njerëzit që bëjnë vaksinat janë spiunë. Përpara se të merrnin pushtetin e të gjithë vendit në gusht 2021, talebanët kishin ndaluar vaksinimet në zonat që ata kontrollonin. Por, Kombet e Bashkuara negociuan me sukses me ta për të rifilluar programin e vaksinimit në të gjithë vendin pas kthimit të tyre në pushtet

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ