Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREAFGANISTAN – Të paktën 50 të vdekur pas përmbytjeve

AFGANISTAN – Të paktën 50 të vdekur pas përmbytjeve

Pas shirave të dendur dhe përmbytjeve në provincën qendrore të Afganistanit, Ghor, ka shkaktuar vdekjen e të paktën 50 personave, përfshirë fëmijë, tha sot qeveria lokale në një deklaratë. Gjithashtu, mijëra shtëpi, dyqane, toka bujqësore, si dhe ura janë shkatërruar. Të gjitha rrugët që lidhin kryeqytetin e provincës me rrethet në krahinë janë bllokuar. “Viktimat kanë një situatë shumë të rëndë pa qasje në strehim, ujë, ushqim dhe nevoja të tjera”, thuhet në deklaratën e qeverisë. Javën e kaluar, shirat e dendur shkaktuan përmbytje në veri të Afganistanit. Provinca e Baghlanit u godit rëndë, ku sipas shifrave zyrtare u vranë më shumë se 300 persona. Afganistani është i prirur ndaj ngjarjeve ekstreme të motit si përmbytjet dhe thatësirat. Ekspertët fajësojnë krizën klimatike për këtë. Pas disa dekadash luftërash dhe konfliktesh, vendi nuk është i përgatitur mirë për të përballuar pasojat e ndryshimeve klimatike. Vendi është tronditur nga tërmetet e shumta në fillim të këtij viti dhe përmbytjet e rënda në mars.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments