Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAAdoleshentët që nuk flenë mjaftueshëm

Adoleshentët që nuk flenë mjaftueshëm

Adoleshentët duhet të flenë rreth nëntë orë në natë. ”Në vend të kësaj, ata flenë gjithnjë e më pak”, sipas një studimi nga Universiteti i Adelaides, i cili ekzaminoi mbi 3 000 kërkime të kryera në 20 vende në më shumë se 690 000 subjekte midis viteve 1905 dhe 2008 tek fëmijët nga 5 deri në 18 vjeç, shkruan focus.it. Vështirësitë konjitive Ekspertët thonë se këto janë të dhëna shqetësuese, pasi studimet gjithnjë e më të detajuara tregojnë se mungesa e gjumit ka pasoja negative në shëndetin e tyre, veçanërisht në të mësuarit dhe sjelljen. Studimi i ri i botuar në ”Lancet Child & Adolescent Medicine” ekzaminoi 8 323 fëmijë midis moshës nëntë dhe 10 vjeç për dy vjet, të ndarë në dy grupe: ata që flinin të paktën nëntë orë në natë dhe ata që flinin më pak. Rezultatet tregojnë se këto të fundit priren të kenë vështirësi konjitive (përpunim të informacionit, memorie e tjerë) dhe vështirësi në sjellje. Studiuesit më pas ishin në gjendje t’i lidhin këto probleme me anomalitë strukturore shumë specifike, të identifikuara përmes imazhit të rezonancës magnetike. Faktorët hormonalë “Anomalitë e vërejtura tek fëmijët që nuk flenë mjaftueshëm janë tipike për mungesën e gjumit edhe tek të rriturit”, komenton Francesco Fanfulla, kreu i Qendrës së Mjekësisë së Gjumit të institutit ”Maugeri” në Pavia. Në veçanti, ato kanë të bëjnë me ganglion bazale, një rajon i trurit i përfshirë në rregullimin e ritmit gjumë-zgjim, dhe korteksin, përgjegjës për funksionet më të sofistikuara njohëse. Studimi është shumë më tepër se një thirrje zgjimi, sepse konfirmon se mungesa e gjumit tek të rinjtë shkakton probleme njohëse dhe të sjelljes dhe sepse identifikon një efekt afatgjatë në strukturën e trurit.https://ata.gov.al/2022/11/01/cfare-ndodh-me-adoleshentet-nese-nuk-flene-mjaftueshem/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments