Administrata Tatimore ka arritur të mbledhë 405 miliardë lekë deri në mesin e muajit nëntor, duke ruajtur të njëjtin nivel të ardhurash me vitin e kaluar.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ky tregues reflekton një performancë të qëndrueshme dhe efikase të sistemit fiskal.
“42 ditë para mbylljes së vitit, Administrata Tatimore arrin të realizojë të njëjtin nivel të të ardhurave si për vitin 2025, duke mbledhur 405 miliardë lekë”, bëri të ditur DPT.
Sipas DPT-së, ky rezultat vjen si pasojë e përmirësimeve në menaxhimin e administratës dhe kontrollin e të ardhurave, duke garantuar stabilitet dhe siguri në realizimin e objektivave buxhetore.





