Trump u tha gazetarëve se është në fazat e hershme të procesit, por shpreson të marrë një vendim për këtë çështje brenda javëve të ardhshme.
“Po shqyrtojmë riklasifikimin dhe do të marrim një vendim gjatë javëve të ardhshme dhe shpresojmë se ky vendim do të jetë i duhuri. Është një temë shumë e ndërlikuar”, tha Trump gjatë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
“Wall Street Journal” raportoi për herë të parë se Trump po shqyrtonte mundësinë e ripërcaktimit të marihuanës nga një drogë e Listës 1 në një drogë të Listës 3.
E klasifikuar si drogë e Listës 1, marihuana është e listuar së bashku me heroinën dhe LSD-në si “droga pa përdorim mjekësor – të pranuar aktualisht dhe me një potencial të lartë për abuzim”.
Në të kundërt, drogat e Listës 3 përcaktohen me “potencial të moderuar deri të ulët për varësi fizike dhe psikologjike” dhe përfshijnë ketaminën, steroidet anabolike dhe testosteronin.
Gjatë vitit të fundit të administratës së Biden, Administrata e Zbatimit të Ligjit për Drogat tha se mbështeste rekomandimin e riklasifikimit të marihuanës.
Riklasifikimi i marihuanës do të lejonte më shumë kërkime mbi drogën dhe do të ofronte përfitime tatimore për industrinë e kanabisit.