Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE”Adidas” bllokon shitjen e fanellave me numrin 44

”Adidas” bllokon shitjen e fanellave me numrin 44

Prodhuesi i veshjeve sportive ”Adidas” dhe Federata Gjermane e Futbollit (DFB) kanë bllokuar shitjen e fanellave të kombëtares gjermane me numrin 44 në përgjigje të kritikave për dizajnin, i cili i ngjan një simboli nazist. ”Ne do të bllokojmë personalizimin e fanellave në dyqanin tonë online”, deklaroi zëdhënësi i ”Adidas”, Oliver Bruggen.

Nga e hëna pasdite në dyqanin online ”Adidas” nuk mund të personalizoni më këmisha me emrin dhe numrin tuaj. Ndërkohë DFB ka ndërprerë dorëzimin e bluzave me numrin 44 të porositura tashmë në dyqanin e saj online. Përdoruesit e mediave sociale kohët e fundit vunë re se numri 44 në dizajnin e ri, i zbuluar muajin e kaluar, i ngjan logos së Schutzstaffel (SS), një organizatë e madhe paraushtarake nën Adolf Hitlerin dhe partinë naziste.

Adidas u kritikua ashpër, por Brüggen tha se “DFB dhe partneri i saj ”11teamsports” janë përgjegjës për hartimin e emrave dhe numrave

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments