Mundësi Zelimkhan Abakarov është kualifikuar për Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi arriti të renditej i treti në kampionatin botëror të mundjes që po zhvillohet në Beograd “Serbi” nga datat 16-24 Shtator 2023. Mundësi Abakarov, i cili përfaqëson Shqipërinë, konkurroi në garën mundje “stil i lirë” në peshën 57 kg, duke u renditur i treti pasi fitoi ndeshjen kundër Uguev dhe duke fituar medaljen e bronzit. Renditja në vendin e tretë i siguron Zelimkhan Abakarovit edhe kualifikimin për Lojërat Olimpike Paris 2024.