Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIA shkaktojnë vërtet akne çokollatat?

A shkaktojnë vërtet akne çokollatat?

Çokollata është konsideruar prej kohësh një shkaktar i mundshëm i akneve, krahas ëmbëlsirave të tjera. Por duket se reputacioni i keq mund të jetë i pamerituar.

Në vitet 1960, disa studime analizuan marrëdhënien midis çokollatës dhe akneve. Studimi më i madh – i cili rekrutoi vetëm 65 pjesëmarrës – nuk gjeti asnjë lidhje mes të dyve. Por ky studim që atëherë është kritikuar për të meta të shumta.

Studimet më të fundit sugjerojnë se në fakt mund të ketë shumë lidhje midis dietës dhe akneve, veçanërisht dietës perëndimore, e cila është e lartë në yndyrna të ngopura, sheqer dhe qumësht.

Aknet janë një gjendje e zakonshme e lëkurës ku folikulat e qimeve në lëkurë bllokohen nga vaji dhe qelizat e vdekura të lëkurës, gjë që shkakton formimin e njollave. Aknet e rënda ose të vazhdueshme nga adoleshenca dhe mosha e rritur shkaktohen kryesisht nga gjenetika, thotë Beibei Du-Harpur, dermatologe dhe pedagoge klinike në Kings College London. Kjo ndodh sepse gjenet tona përcaktojnë madhësinë e gjëndrave dhjamore të lëkurës sonë, të cilat prodhojnë vaj. Rastet e akneve tek të rriturit kanë qenë në rritje vitet e fundit, veçanërisht te femrat, por nuk ka asnjë arsye të vetme për këtë, thotë Du-Harpur. Por, shton ajo, disa faktorë mjedisorë në jetën tonë të përditshme që mund të luajnë një rol.

“Në përgjithësi, mënyrat tona të jetesës nuk janë të mira për trupin e njeriut dhe ndoshta aknet janë një manifestim i kësaj”, thotë ajo.

Në një studim, studiuesit argumentojnë se aknet përkeqësohen nga mënyrat e jetesës moderne, duke përfshirë një dietë perëndimore të pasur me sheqer dhe yndyrë, por shtuan se ndërveprimi midis shëndetit, funksionit imunitar, dietës, inflamacionit, stresit dhe ekspozimeve mjedisore ka nevojë për më shumë kërkime.

Shkaktarë të tillë mund të përfshijnë stresin ose luftimin e infeksioneve, thotë Zainab Laftah, një dermatologe konsulente në Spitalin Guy’s dhe St Thomas’ në Londër dhe zëdhënëse për  Fondacionin Britanik të Lëkurës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments