Shqipëria do të përfaqësohet në Bienalen e 61-të të Artit në Venecia me projektin “A Place in the Sun” të artistit Genti Korini.I zhvilluar në bashkëpunim me kuratoren Małgorzata Ludëisiak, projekti ofron një dialog të pasur vizual dhe intelektual, në komunikim me teatrin eksperimental polak.Korini punon në ndërthurjen midis trillimit dhe realitetit historik, së kaluarës dhe së tashmes, perceptimit dhe projektimit, abstraksionit dhe përfaqësimit. Duke u mbështetur në kuadrot kulturore dhe historike të vendit të tij, Shqipërisë praktika e tij shqyrton mënyrën se si ideologjia manifestohet përmes imazheve dhe formës, duke u angazhuar drejtpërdrejt me politikën e estetikës përtej trashëgimive të modernitetit, modernizimit, postkomunizmit dhe të tashmes neoliberale.





