Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAA janë ylberët me të vërtetë harqe?

A janë ylberët me të vërtetë harqe?

Sa pjesë e aureolës është e dukshme varet nga vendi ku po qëndron vëzhguesi dhe sa pjesë e sipërfaqes është në rrugë, tha Michael Kavulich një shkencëtar në Qendrën Kombëtare për Kërkime Atmosferike në Boulder, Kolorado, dhe një ekspert për ylberët. Varet nga përthyerja dhe mënyra se si drita përkulet kur godet një pikë shiu por dhe nga reflektimi, që është drita që kthehet prapa.Po, pikat e shiut janë në të vërtetë sferike, jo në formë loti. Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës, drita fillon të përkulet ose të thyhet kur hyn në një pikë shiu sepse uji është më i dendur se ajri. Drita vazhdon të udhëtojë derisa të arrijë në pjesën e pasme të pikës së shiut. Kjo është faza ku drita kërcen nga pjesa e pasme. Në daljen e saj nga pika e shiut, drita thyhet edhe një herë dhe më pas ndahet në ngjyrat e saj ikonike. Për shkak se pikat e shiut janë sferike, ato reflektojnë dritën në formë koni. Pse i shohim ngjyrat në rendin klasik? Gjithçka ka të bëjë me gjatësitë e valëve të dritës. Kavulich shpjegoi se për shkak se drita e kuqe ka gjatësinë më të madhe të valës së dukshme, ajo thyhet më së paku, kështu që përfundon në majë. Vjollca është në fund sepse ka gjatësi vale më të shkurtër, të cilat përthyhen më shumë e kështu me rradhë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments