Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAA e dini se Specat ?!

A e dini se Specat ?!

Specat i përkasin familjes së perimeve “Hijet e natës”, në të cilën gjejmë edhe domatet dhe patëllxhanët. Perimet “Hijet e natës” janë të pasura me alkaloidë, substanca kimike që mund të kenë efekt psikologjik të fortë. Në fakt, disa (por jo të gjithë) prej alkaloidëve gjenden shpesh te drogërat: kafja, opiumi, morfina, heroina, belladonna. E thënë kjo, frutat e pjekur, si: patëllxhanët, domatet dhe specat, përmbajnë vetëm gjurmë të zbehta; Gatimi gati e përgjysmon përmbajtjen në alkaloidë. Megjithatë, një substancë tek “Hijet e natës”- solanina- mund të ketë ndikim negativ tek ata që vuajnë nga arthriti; shumë persona që vuajnë nga kjo sëmundje këshillohen të mos kenë të bëjnë me perime të klasës “Hijet e natës”. Nuk ka asnjë provë të fortë të vërtetë  kërkimore për ta mbështetur këtë, por disa legjenda urbanë që qarkullojnë thonë se disa njerëz kanë patur përmirësime të ndjeshme duke shmangur “Hijet e natës”. Norman Childers, Ph.D, kryetar i  “Arthritis Nightshades ResearchFoundation”, ka hedhur teorinë se shumë njerëz që vuajnë nga osteoartriti mund të mos jenë në gjendje të shkatërrojnë solaninën në zorrë, ndaj edhe sa më pak speca, patëllxhanë dhe domate nga njerëzit që vuajnë nga arthriti.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments