Si të gjithë perimet e kategorisë “Hijet e natës”, patëllxhani përmban një substancë të quajtur solaninë. Teorikisht, nëse solanina nuk shkatërrohet dot në stomak, mund të bëhet shumë toksike. Në përgjithësi, kjo nuk është çështja kryesore, por Norman Childers, Ph.D., kryetar i “Arthritis Nightshades Research Foundation” dhe profesor i merituar i “University of Florida”, ngre hipotezën se personat që vuajnë nga ostheoartriti mund të mos jenë të aftë të shkatërrojnë solaninën në zorrë, çka mund të çojë në thithjen e mëtejshme të saj dhe rëndim të sëmundjes.. Ithtarët e teorisë “solanin-a rëndon arthritin” kërkojnë eleminimin e solanin-ës për të paktën gjashtë muaj para se të shihet një përfitim i mundshëm. Mendoj se ky informacion vlen vetëm për një numër të vogël njerëzish, por megjithatë, përpos përdorimit të gjerë në kuzhinë dhe shijes që jep në pjata, e mira do të ishte të shmangej për disa.