Lajmet e mira për frutin e kokosit nisën të mbërrijnë nga kërkime të ndryshme shkencore rreth viteve ‘60 dhe ‘70. Është vënë re për një kohë të gjatë se banorët e ishujve të Paqësorit dhe Azisë, dieta e të cilëve është e pasur me vaj kokosi, nuk janë të prekur çuditërisht nga problemet kardiovaskulare, kanceri dhe sëmundjet e tjera degjenerative. Në një vështrim më afat- gjatë, studime multidisiplinare u shfaqën për të shqyrtuar shëndetin e njerëzve që jetonin në ishujt e vegjël idilikë të ngrënies- së kokosit, Tokelau dhe Pukapuka. Ajo që doli në pah ishte mahnitëse. Pavarësisht një diete të pasur në yndyrna (35 deri në 60 për qind të kalorive vinin nga yndyrnat, shumica yndyrna të ngopura nga kokosi), banorët e ishujve Pukapuka dhe Tokelau ishin të paprekur nga sëmundje: si artherosclerozis, sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri i zorrës. Banorët e këtyre ishujve qenë në formë të mirë fizike dhe në shëndet të plotë; nuk kishte asnjë shenjë të sëmundjes së veshkave, ndërsa kolesteroli i lartë ishte i panjohur. Fakt është që ½ e kupës me tul të kokosit të copëtuar (47 gr) ka pothuaj 4 gr fibra, 142 mg potassium, 13 mg magnesium, më pak se 3 gr sheqer dhe- më e rëndësishmja– 13 gr të yndyrnës më të shëndetshme dhe më të mirë në planet, për zemrën dhe për një jetë të gjatë.
A e dini se Kokosi ?!
RELATED ARTICLES