Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAA e dini se Kiwi ?!

A e dini se Kiwi ?!

Sipas Dharma Singh Khalsa, M.D., eksperti ndërkombëtar i vlerësuar i mjekësisë integrative dhe autor i librit “Food as medicine” fruti i kiwit është një nga ushqimet më të shëndetshme në planet, por për fat të keq, një nga më të nën-vlerësuarit. “Për shkak si kiëi disponon një grup të pasur me antioksidantë që sigurojnë luftë ndaj sëmundjeve, shpesh këshillohet në terapitë ushqyese të yogës si një nga ushqimet më të mira që luftojnë kancerin dhe sëmundjet e zemrës”, thotë Khalsa. Një studim tjetër i revistës “The Journal of Medicinal Food” shqyrtoi nëntë fruta dhe lëngje frutash të ndryshëm, dhe raportoi se tetë prej tyre– përfshirë dhe kiëin– ushtronin një ndikim domethënës në uljen e stresit oksidativ (dëmtim prej radikaleve të lira) në plazmën njerëzore. Nga një kërkim i kryer nga “University of Oslo” në Norvegji, kiëi ka treguar se mund të kontribuojë në shëndetin e njeriut duke vepruar edhe si hollues gjaku. Kjo aftësi e tij është shumë e rëndësishme, po të marrësh parasysh faktin sa shumë njerëz thuhet se marrin aspirinë në ditë për të njëjtin qëllim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments