Sunday, September 29, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAA e dini se Energjia Diellore në Shqipëri ?!

A e dini se Energjia Diellore në Shqipëri ?!

Shqipëria konsiderohet si një vend me regjim të mirë të energjisë diellore dhe potencialë të larta të rrezatimit diellor. Energjia diellore në Shqipëri, është një burim energjie mjaft premtues për të ardhmen pasi është një burim energjitik natyror i pashtershëm. Dielli është rezerva natyrore më e madhe e energjisë së shpërndare kudo në botë dhe sasitë e të kësaj energjie janë më të mëdha se nevojat globale për energji. Po ashtu, është energji e pastër dhe shfrytëzimi i saj nuk kërkon shpenzime të tjera, nuk paraqet rrezik për ndotjen e mjedisit. Argumentimet cojnë në përfundimin se përdorimi i energjisë diellore për të prodhuar ujë të ngrohtë për nevojat sanitare e teknologjike dhe për prodhimin e energjisë elektrike është një mundësi e shkëlqyer që ofron natyra, mundësi që duhet shfrytëzuar në mënyrë efikase. Vlerësimet tregojnë se rajonet më të favorizuara për potencial natyror energjetik janë ato perëndimore ku gjatë periudhës nëntor – mars, çdo m2 sipërfaqes horizontale merr realisht deri në 380 kWh/vit ndërsa mesatarja territoriale për këtë periudhë arrin në 340 kWh/vit. Sasia e energjisë vjetore në Shqipëri jepet nga intensiteti i rrezatimit dhe nga kohëzgjatja e rrezeve të diellit dhe konkretisht rrezatimi diellor vjetor për disa qytete në perëndim të Shqipërisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments