Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAA e dini se Elderberry?!

A e dini se Elderberry?!

Kokrrat e vogla të zeza të këtij fruti janë tmerrësisht ushqyese dhe mund të konsiderohen centrale të fuqishme mjekësore. Po përse nuk i konsumojmë sa duhet? Për dy arsye: së pari, është e pamundur t’i gjesh, dhe së dyti, thjesht kanë shije të tmerrshme. Dhe me siguri, nuk do të shkoni t’i mblidhni të egra në pyll, edhe nëse do t’ju jepej rasti t’i gjenit (gjë që nuk do të ndodhë ndonjëherë). Vetëm elderberry dhe lulet plotësisht të pjekura, vjollcë – blu (pothuajse të zeza) janë të ngrënshme. Kokrrat e papjekura dhe farat e pemës së Elder janë helmuese. Ato përmbajnë glycoside-e – molekula që përbëhen nga një grup sheqeri dhe jo sheqeri – të cilat çlirojnë cyanid-ë ( helme me veprim të shpejtë që mund të jenë vdekjeprurëse). Po, po, cyanid-ë. Ndoshta diçka që ti nuk dëshiron ta konsumosh. Fatmirësisht, vetitë e frutit Elderberry mund t’i gjenden në formën e një ekstrakti të shijshëm të njohur si Sambucol; gjendet gjithandej dhe është tmerrësisht efikas. Sambucol nisi të ekzistojë falë kërkueses së njohur– botërisht, virologes izraelite, Madeleine Mumcouglu. Dikur në vitet ‘80, ajo nisi të studiojë frutin e elderberrit, i cili është përdorur në mjekësi për qindra vjet. Vera e nxjerrë nga kokrrat e elderberryt, për shembull, është përdorur edhe më parë ndaj gripit dhe etheve. Sambucol ka treguar se është efikas ndaj dhjetë shtame virusesh të gripit, dhe zvogëlon kohëzgjatjen e simptomave nga tre deri në katër ditë. Vërtet mbresëlënëse, apo jo!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments