Po të përmendni boronicën e zezë në rrethe shkencëtarësh, të jeni të sigurtë se do të dëgjoni emrin e James Joseph, Ph.D. Joseph ishte shkencëtari lider i Laboratorit të Neuroshkencës në “The USDA Human Nutrition Reserach Center on Aging” të “Tufts University”. Interesi i tij kryesor ka qenë se çfarë duhet të hamë nëse duam të ruajmë një mendje të shëndetshme gjatë rritjes.
Dhe është kryesisht falë Joseph që boronicat kanë këtë reputacion të madh si një ushqim për ruajtjen e kujtesës. Boronica e zezë ka në përmbajtje të saj anthocyanina, të cilat janë antioksidues edhe anti- inflamatorë të jashtëzakonshëm. Inflamacioni dhe stresi oksidativ janë të ndërlidhur praktikisht në çdo sëmundje vdekjeprurëse që njohim sot: Alzheimer’s, Parkinson’s, diabeti, dhe sëmundjet e zemrës, për të mos përmendur gjendjet e zakonshme të moshës, si arthritet.
Disa Vetëm këta përbërës do të mjaftonin për t’i vendosur boronicat në listën e ushqimeve Super Yje. Por boronicat bëjnë edhe më shumë. Ato ndihmojnë neuronet e trurit për të komunikuar me të tjerë në mënyrë më efektive.