Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAA e dini se Bananet ?!

A e dini se Bananet ?!

Bananet nuk janë domosdoshmërisht një ushqim me peshë të rëndë nga ana ushqimore, por gjithsesi mbeten një ushqim i shëndetshëm. Ajo që i ka bërë bananet të famshme është përmbajtja e tyre në potassium dhe fibra  (më shumë fibra se minutat e orës). Po, ato kanë shumë potassium, por vështirë se mund të quhen fruti i vetëm që kanë burim këtë mineral të rëndësishëm për trupin dhe zemrën. Matur në kalori, ushqimet si spinaqi dhe brokoli, mund të krahasohen fare mirë me këtë frut; ashtu sikurse do të vlente për një filxhan fasule të pjekura, fasule navy, lëng domateje, pjepër, ose dy kivi në madhësi mesatare. Një studim interesant suedez mbi rrezikun e zhvillimit të kancerit në veshka zbuloi se konsumimi i rregullt i ushqimeve specifike si- bananet, perimet e tokës, karrotat, panxhari, sallata jeshile dhe lakra – qe e lidhur 50 deri në 65 për qind me uljen e rrezikut ndaj prekjes nga kanceri në veshka. Studimi u publikua në “International Journal of Cancer”. Gratë që u bënë subjekt i këtij studimi konsumonin banane katër deri gjashtë herë në javë dhe kishin pothuaj gjysmën e rrezikut për t’u prekur nga kanceri i veshkës se sa ata që nuk e konsumonin fare atë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments