Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAA e dini se Avokado ?!

A e dini se Avokado ?!

Avokado i ëmbël nuk është marrë gjithmonë në konsideratë. Ky frut ka qenë gjithnjë viktimë e fobisë “dhjamore” që përfshiu kombin në vitet 1980 – dhe që për fat të keq vazhdon të ketë këtë reputacion mes nesh. E vërtetë që avokado është një frut shumë i ngarkuar në yndyrna, por kjo yndyrnë është e llojit monoepangopur –në vecanti acid oleic- një yndyrnë e llojit Omega– 3 që e gjejmë në sasi të larta te vaji i ullirit dhe arrat. Yndyrnat monotëpangopura janë të vlefshme për të mbajtur nivelet e duhura të kolesterolit. Nga një studim kërkimor në Meksikë 45 vullnetarë të cilët kishin konsumuar frutin e avokados çdo ditë dhe për një javë rresht, patën një ulje prej 17 për qind të kolesterolit të tyre në gjak. Më e rëndësishme është se konsumi i avokados ka efekte të duhura në lloje specifike të kolesterolit. Duket se konsumi i avokados sjell një ulje të LDL-së (kolesteroli “i keq”) dhe tryglicerideve, ndërkohë që HDL (kolesteroli “i mirë”) – që është më së shumti mbrojtës- rritet. Yndyrnat monotëpangopura, si ato që gjejmë te avokadot, shoqërohen me ulje të rrezikut ndaj sëmundjeve si kanceri dhe diabeti. Këto lloj yndyrnash janë përbërësi kyç i suksesit të dietës mesdhetare, e cila në shumicën e studimeve lidhet me norma më të ulëta të prekjes nga sëmundjet e zemrës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments