Wednesday, April 23, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAA do të jenë robotët një kërcënim për mijëra muratorë?

A do të jenë robotët një kërcënim për mijëra muratorë?

Një punëtor i ri ka disa muaj që punon në kantierin e terminalit të ri të aeroportit të San Franciskos: quhet ”Canvas” dhe është një robot i sofistikuar i aftë të vendosë mure kartoni gipsi me të njëjtën aftësi si mjeshtri më i mirë, shkruan focus.it. Makina ka përmasat e një lavatriçe të madhe dhe është e pajisur me një krah të gjatë mekanik me të cilin manipulon veglat e ndryshme. Një sistem vizioni me lazer i lejon robotit të identifikojë saktë zonat në të cilat duhet të ndërhyjë dhe të montojë kartonin e gipsit në pozicionet e duhura. ”Canvas” nuk është ende plotësisht autonom dhe puna e tij duhet të mbikëqyret nga një operator njerëzor, i cili ndër të tjera kujdeset për ndryshimin e veglave të përdorura nga makina. Por në ekzekutimin e punës Canvas bën gjithçka vetë: ngren, aplikon, lëviz. Dhe kjo do të thotë që partneri i tij i vërtetë nuk duhet të jetë ekspert në përfundimin e mureve, por një asistent i thjeshtë që kontrollon funksionimin e tyre. Një radar i ngjashëm me atë të makinave autonome lejon Canvas të lëvizë nëpër kantierin e ndërtimit, duke shmangur pengesat dhe njerëzit. Hapi tjetër do të jetë pajisja e Canvas me aftësinë për të lyer muret që ka ndërtuar. Krahasuar me mjeshtrit njerëz, Canvas është më i shpejtë dhe mund të punojë pa ndërprerje 24/7. A do të jetë pra një kërcënim tjetër për mijëra punëtorë? Sipas ekspertëve, jo. Pak ditë më parë MIT publikoi raportin e ri për të ardhmen e punës që hedh poshtë të gjitha hulumtimet sipas të cilave robotët në vitet e ardhshme do të paraqesin problem për punësim. Ajo që po shohim, nuk është një revolucion robotik, por një evolucion i ngjashëm me atë që ka karakterizuar botën e punës në 80 vitet e fundit, vetëm më shpejt.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ