Tuesday, April 22, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAA do të duhet të vaksinohemi nga Covid-19 çdo gjashtë muaj?

A do të duhet të vaksinohemi nga Covid-19 çdo gjashtë muaj?

Vaksinimi periodik i çdo banori të planetit kundër Covid-19 është i pamundur, deklaroi Andrew Pollard, profesor në Universitetin e Oksfordit, i cili kontribuoi në zhvillimin e vaksinës Oxford-Astra Zeneca, shkruan faqja teknologjike focus.it. ”Dhënia e dozave të përforcimit në të gjithë botën çdo katër apo gjashtë muaj jo vetëm që nuk është e mundur, por ndoshta as e nevojshme”, theksoi Pollard. “Ne nuk kemi arritur as t’i ofrojmë një dozë çdo qytetari afrikan, si mund të arrijmë administrimin e dozës së katërt për çdo person në planet?”, shtoi ai. Sipas ekspertit, duhet të ketë të dhëna të mëtejshme për të vendosur se kur, sa shpesh dhe nëse do të jetë e nevojshme të vaksinohen më të rrezikuarit, kryesisht të moshuarit dhe personat me sëmundje bashkshoqëruese. Ndërsa Pollard kundërshton idenë e një doze të katërt për të gjithë, Izraeli tashmë ka filluar të administrojë një dozë tjetër përforcuese për personat mbi të 60-a, dhe ministri gjerman i shëndetësisë Karl Lauterbach theksoi se ”një dozë e katërt do të jetë e nevojshme”. Nga ana tjetër, më i matur është imunologu amerikan Anthony Fauci, sipas të cilit është ende herët të flitet për dozën e katërt.https://ata.gov.al/2022/01/18/a-do-te-duhet-te-vaksinohemi-nga-covid-19-cdo-gjashte-muaj/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ