Saturday, November 23, 2024
HomeMJEDISPlazhi ranor i Tushemishtit

Plazhi ranor i Tushemishtit

Pogradeci, me ujin e kaltër të liqenit në një vijë prej 24 kilometrash nga fshati Lin deri në Tushemisht është gati të mirëpresë pushuesit dhe turistët edhe për këtë sezon veror. Tushemishti është një nga fshatrat turistike model, i cili çdo verë mbi popullohet me pushues vendas dhe nga vende të ndryshme të botës. Vitet e fundit është zhvilluar edhe turizmi familjar i shtrirë në të gjithë fshatin ndërsa plazhi ranor me ujë të pastër i Tushemishtit është një nga më të populluarit.

Në Pogradec, tre projekte të integruara, Shëtitorja e Tushemishtit, Parku i Drilonit dhe rruga  deri në pikën doganore të Tushemishtit, i kanë dhënë një tjetër dimension zhvillimi të turizmit të këtij qyteti duke nxjerrë edhe më shumë në pah perlat natyrore, me të cilat është e veshur kjo zonë.

Krahas turizmit tradicional liqenor, turistët dhe pushuesit që vizitojnë Pogradecin do të kenë mundësi të ndjekin dhe frekuentojnë edhe shumë aktivitete të ndryshme sportive, social kulturore që ka programuar të realizojë bashkia e Pogradecit përgjatë gjithë sezonit veror.

Bashkia e Pogradecit ka publikuar kalendarin me 100 ditë aktivitete të shumta sportive, kulturore dhe artistike që do të shoqërojnë sezonin veror 2024. Kalendari përfshin një shumëllojshmëri aktivitetesh që kanë nisur prej muajit prill e vijojnë deri në tetor. Vend të rëndësishëm do të zënë edhe aktivitetet sportive ujore që do të gjallërojnë edhe më shumë sezonin turistik, ndërsa një agjendë e pasur kulturore fton të gjithë artdashësit të ndjekin aktivitete dedikuar muzikës, librit, pikturës, karikaturës, poezisë etj. Ditët kalendarike nuk shijohen vetëm nga qytetarët por dhe turistët që do zgjedhin Pogradecin për pushime duke i dhënë një tjetër ngjyrë qytetit liqenor që së fundi është bërë mjaft i preferuar nga vizitorët e shumtë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments