Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut (JCS) thanë se rreth 600 balona fluturuan përtej kufirit dhe ranë në Seul dhe provincën përreth që nga mbrëmja e së shtunës e në vazhdim. “Balonat mbanin mbeturina, si bishta cigaresh, letra dhe qese plastike, si balonat e mëparshme”, thuhet në raport. JCS këshilloi banorët vendas të mos prekin objektet, por t’i raportojnë ato tek autoritetet ushtarake ose policore aty pranë. Ushtria ka dërguar ekipe për të rikuperuar objektet dhe nuk ka tentuar t’i rrëzojë ato, duke pasur parasysh se ato mund të mbartin materiale toksike. Parlamenti i Koresë së Jugut do të diskutojë ngjarjen – të konsideruar si provokim – të dielën. Javën e kaluar, Koreja e Veriut dërgoi rreth 260 balona përtej kufirit, disa prej të cilave ‘ndoshta’ përmbanin thasë me jashtëqitje, dhe të premten Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut paralajmëroi se do të ndërmerrte veprime nëse Koreja e Veriut do të vazhdonte me ato që i quajti provokime “irracionale”
Seuli: Koreja e Veriut sërish balona përtej kufirit
RELATED ARTICLES