Tregu i pensioneve private vullnetare u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri total i anëtarëve arriti në 39 910. Gjatë tremujorit të parë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve është zgjeruar me 4.53 %. Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit mars 7 miliardë lekë (68.24 milionë euro dhe me një rritje prej 282 milionë lekë (4.18%) krahasuar me dhjetorin e 2023-shit. Gjatë periudhës janar-mars 2024, në tregun e pensioneve private ushtruan aktivitetin e tyre gjashtë fonde pensioni.