Banka e Shqipërisë bën të ditur se, kredia për ekonominë ka shënuar rritje gjatë muajit prill 2024, duke arritur një total prej 770.9 miliardë lekësh, nga 763.5 miliardë në muajin mars. Sipas BSH-së, në harkun kohor të një muaji sistemi bankar dha 7.3 miliardë lekë më shumë kredi, ose rreth 1% më e lartë, se një muaj më parë. Me bazë vjetore, kredia për ekonominë u rrit me 8.5%, ose në vlerë 60 miliardë lekë apo afro 600 milionë euro më shumë. Ekspertët mendojnë se pikërisht frenimi i rritjes së normave të interesit ka mbështetur një rritje me ritme relativisht të larta të kredisë. Ndërsa rritja më e madhe i atribuohet kryesisht zgjerimit të kreditimit të “Korporatave”. Sa i takon kreditimit të biznesit, huaja nga 427.8 miliardë lekë në mars, u rrit me mbi 4 miliardë lekë në prill 2024. Me bazë vjetore kredia për biznesin u rrit me rreth 7%. Portofoli total i kredisë dominon në monedhën vendase lek. Në muajin prill, kredia në monedhën vendase është rritur me 1.7%, krahasuar me muajin mars, ndërsa në monedhën e huaj për bizneset është rritur vetëm me 0.4%.
BSH: Kredia për biznesin, rritje me 7% në muajin prill
RELATED ARTICLES