Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGuterres: Tmerri në Gaza duhet të marrë fund

Guterres: Tmerri në Gaza duhet të marrë fund

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dënoi sulmin izraelit në Rafah, në Gazën jugore, i cili vrau ​​dhjetëra civilë të pafajshëm që kërkonin vetëm strehim nga ky konflikt vdekjeprurës. “Nuk ka vend të sigurt në Gaza. Ky tmerr duhet të marrë fund”, shtoi ai në X. Algjeria ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të diskutuar sulmet e fundit izraelite në Rafah. Burime diplomatike saktësuan se është një takim me dyer të mbyllura dhe se duhet të mbahet në orën 15:30. ”Numri i pjesshëm i një sulmi izraelit në Rafah është shtatë të vdekur dhe gjashtë të plagosur”, raporton ”Al Jazeera”. “Është një zonë e mbushur me tenda dhe njerëz të zhvendosur. Papritur një raketë ra në ndërtesë dhe shkakti viktima. Ajo konsiderohej një zonë e sigurt”, theksoi një dëshmitar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments