”Projekti me Shqipërinë po ecën mirë”, tha Meloni e pyetur nga gazetarja Monica Maggioni lidhur me polemikat e ngritura për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për migrantët. ”Ky projekt do të jetë operativ pas pak kohësh. Është një projekt të cilin ne duam ta bëjmë në mënyrën më të mirë, sepse mendoj se është një projekt jashtëzakonisht strategjik. Ajo që të gjithë duhet të kuptojnë është se nëse marrëveshje me Shqipërinë funksionon, kjo mund të ndryshojë shumë politikën evropiane të menaxhimit të migracionit dhe për këtë, e majta italiane është shumë nervoze”, theksoi Meloni. ”Më bën të qesh fakti që shumë nga eksponentët e Partisë Demokratike Italiane fillimisht na akuzuan se duam të ndërtojmë një Guantanamo në Shqipëri dhe tani ankohen për vonesat në ndërtimin e Guantanamos… Mos u shqetësoni se projekti do të jetë operativ, projekti do të funksionojë dhe projekti do të hapë rrugën për shumë pista të tjera”, shtoi Meloni.
Meloni: Marrëveshja për migrantët po ecën përpara
RELATED ARTICLES