Stuhitë e fuqishme kanë shkaktuar dëme të mëdha në rajonin jugor të SHBA, me të paktën 15 jetë të humbura. Punonjësit e shpëtimit dhe policia kërkuan viktimat në rrënoja dhe trajtuan dhjetëra të plagosur. Sipas medias amerikane, dje u raportuan vdekje në Teksas, Arkansas, Oklahoma dhe Kentaki. Tornadot u raportuan në shumë vende gjatë natës të së shtunës. Media amerikane raportoi për breshër sa topat e tenisit. Sipas vlerësimeve fillestare, një nga stuhitë në Oklahoma arriti të paktën nivelin tre nga pesë. Tornadot e këtij klasifikimi mund të arrijnë shpejtësi deri në 265 kilometra në orë. ”Pothuajse 500 000 njerëz në nëntë shtete amerikane ishin pa energji të dielën në mbrëmje”, sipas CNN. Në disa rajone është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Ekspertët ia atribuojnë rritjen e fatkeqësive natyrore në SHBA – si stuhitë, përmbytjet dhe zjarret në pyje – me ndikimet e ndryshimeve klimatike. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së, frekuenca e tornadove është rritur vitet e fundit.