Saturday, September 28, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIDrejt përfundimit rikonstruksioni i Pediatrisë së Specialiteteve

Drejt përfundimit rikonstruksioni i Pediatrisë së Specialiteteve

Rindërtimi i plotë i Pediatrisë së Specialiteteve në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, një prej investimeve më të rëndësishme në infrastrukturën shëndetësore është drejt përfundimit. Rindërtimi i kësaj godine mundëson zgjerim të shërbimeve mjekësore për fëmijët, rritje të kapaciteteve të shtretërve, si dhe ambiente me kushte bashkëkohore për stafin duke rritur standardin e shërbimeve për pacientët e vegjël. Rehabilitimi i plotë i Pediatrisë së Përgjithshme dhe të Specialiteteve konsideron të gjithë rehabilitimin dhe përforcimin nga themelet të të gjithë strukturës të Pediatrisë së Përgjithshme, ku janë 120 shtretër dhe përfshihet shërbimi i onko-hematologjisë, dializës, pneumologjisë, etj. Me përfundimin e fazës së dytë kompletohet i gjithë korpusi i Spitalit Pediatrik në QSUT.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments