Sunday, April 20, 2025
HomeMJEDISDrejt “vdekjes” jeta nënujore në Tajlandë

Drejt “vdekjes” jeta nënujore në Tajlandë

Jeta nënujore në shkëmbinjtë koralorë në bregun lindor të Gjirit të Tajlandës po përjeton një fazë kritike pasi temperaturat e sipërfaqes së detit arritën nivele rekord gjatë majit 2024. Koralet dikur të gjalla dhe shumëngjyrëshe, rreth pesë metra nën ujë, janë zbardhur në një fenomen të njohur si “zbardhja e koraleve”, një shenjë se shëndeti i tyre po përkeqësohet, për shkak të temperaturave më të larta të ujit. Temperaturat e sipërfaqes së detit në Gjirin Lindor të Tajlandës arritën në 32.73°C në fillim të majit. “Unë nuk mund të gjeja një koral të vetëm të shëndetshëm. Pothuajse të gjitha speciet janë zbardhur, ka shumë pak që nuk janë prekur” tha biologia detare Lalita Putchim e Departamentit të Burimeve Detare dhe Bregdetare (DMCR) pasi një zhytje në Gjirin Lindor të Tajlandës. Arkipelagu Trat është shtëpia e mbi 66 ishujve, me mbi 28,4 kilometra katrorë shkëmb koralor, ku 30% e jetës koralore po zbardhej, ndërsa 5% kishin vdekur tashmë. Nëse temperaturat e ujit nuk ftohen, më shumë koral do të vdesin, tha biologia. “Është vlimi global, jo vetëm ngrohja globale,” tha ajo. Rritja e temperaturave po ndikonte gjithashtu jetën tjetër detare, ku peshkatarët po kthehen gjithënjë e më shumë duar bosh nga peshkimi. Shkëmbinj nënujorë koralorë janë njëkohësisht një burim ushqimor dhe habitat për jetën detare, si dhe janë barriera natyrore që parandalojnë erozionin bregdetar, thonë shkencëtarët. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ