Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENdriçohet aksi rrugor Plazhi i Vjetër-Zvërnec

Ndriçohet aksi rrugor Plazhi i Vjetër-Zvërnec

Një ndër pikat turistike të vizituara në vend është edhe ishulli i Zvërnecit, i cili pas investimeve të fundit dhe ndërtimit të urës ka bërë që mjaft turistë të zgjedhin të kalojnë ditët me diell në ishullin e bukur, brenda Lagunës së Nartës. Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha bëri të ditur se në aksin rrugor që lidh zonën e Plazhit të Vjetër me Manastirin e Zvërnecit dhe me fshatin Zvërnec, në një gjatësi prej 7 km është bërë e mundur instalimi i ndriçimit. Dredha informoi se së shpejti do të përfundojë dhe rehabilitimi i ndriçimit në të gjithë shëtitoren LungoMare. Rruga e Plazhit të Vjetër është nyjë lidhëse e qytetit me plazhet ranore si Zvërneci apo zona e lagunës së Nartës. Laguna e Nartës, me një sipërfaqe rreth 42 km², zë gjithë pjesën veri-perëndimore të gjirit të Vlorës dhe ndahet nga deti Adriatik me një rrip të ngushtë toke, i cili përbëhet nga duna ranore dhe plazhe të vegjël. Plazhet e Zvërnecit të kujtojnë ato të Karaibeve dhe janë tepër të frekuentuara. Vizitorë të shumtë zgjedhin të pushojnë në brigjet e këtyre plazheve. Zvërneci është listuar në projektin “100 fshatrat”, ndërsa në qarkun e Vlorës, prezanton një investim në një prej fshatrave më piktoreskë e më të vizitueshëm të kësaj zone.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments