Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEPolicia masa administrative për mbi 28000 drejtues mjetesh

Policia masa administrative për mbi 28000 drejtues mjetesh

Policia Rrugore në një njoftim për shtyp bën të ditur se, në të gjitha akset nacionale dhe qendrat e mëdha urbane janë intensifikuar monitorimet me mjetet inteligjente, radarët automatikë, me kamera dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara.

Gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, si rezultat i monitorimit, nga shërbimet e Policisë Rrugore, janë evidentuar dhe arrestuar në të gjithë vendin, 34 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 278 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe drejtim mjeti në sens të kundërt.

“Ndërkohë që në fokus të veçantë ka qenë monitorimi shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara, përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i automjetit në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për shkelje të tjera”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative gjithsej 28 303 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme, nga këto: 1789 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit; 10954 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit; 1624 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit; 3457 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara; 568 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse. 8579 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parkime të gabuara. 456 drejtues automjetesh, për drejtim të automjetit, në efektin e alkoolit. 876 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments