Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPasuria shkon për kafshët e braktisura!

Pasuria shkon për kafshët e braktisura!

Projekte të reja dhe më shumë shërbime për 150 qentë e strehuar në Bashkisë së Milanos. E gjithë kjo do të bëhet e mundur falë një amaneti sa bujar aq edhe të pazakontë, në vlerën 328 mijë euro, nga një zonja, S. V., vdiq më 4 nëntor të kaluar, shkruan corriere.it. Në fakt, në mungesë të trashëgimtarëve të drejtpërdrejtë, gruaja donte që 90 për qind të pasurisë së saj t’i shkojë strukturës bashkiake. “Nuk ndodh shpesh që të marrim donacione të tilla. Qentë tanë janë të vështirë për t’u birësuar, sepse i përkasin racave që konsiderohen të rrezikshme. Me siguri shumë prej tyre do të kalojnë jetën e tyre këtu dhe këto para përfaqësojnë një ‘’frymëmarrje’’ për t’u garantuar atyre ekzistencën më të mirë të mundshme”, nënvizon këshilltarja për Mjedisin dhe Gjelbërimin, Elena Grandi. Për më tepër, parku i strehimit është i hapur çdo ditë, përveç të hënës dhe të martës, nga ora 13:00 deri në orën 16:30 dhe shpesh organizohen ditë të veçanta për të mirëpritur familjet, fëmijët dhe njerëzit e interesuar të adoptojnë një qen, të marrin pjesë në seminare ose të vizitojnë strukturën e inauguruar në korrik të 2008 në zonën e Forlaninit me një sipërfaqe prej 35 mijë metrash katrorë. Megjithatë, në të kaluarën, tashmë kishte ndodhur që qytetarët milanez t’ia dhuronin trashëgiminë e tyre. Rasti i fundit, që daton në vitin 2019, megjithatë përfundoi në gjykatë: ka të bëjë me historinë e një zonje që vdiq në fund të atij viti, e cila kishte ndarë 900 mijë euro për strehimoren dhe 3 shoqata. Por pas disa muajsh doli një testament i dytë me një trashëgimtare të vetme dhe tani do të jetë në dorë të gjyqtarit të vendosë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments