Nëse regjizori dissident Mohammad Rasoulof donte të godiste Iranin, ai ia doli. Filmi ‘’The Seed of the Sacred Fig’’ i cila hyri sot në garë në Festivalin e Filmit në Kanë, është një denoncim më efektiv ndaj regjimit të vendit të tij e parë nga brendësia e një familjeje të vendit të tij. Sigurisht jo çdo familje, por perfekte për të përfaqësuar atë pjesë të shoqërisë iraniane, borgjeze dhe të pasur, e cila tregon gjithnjë e më shumë intolerancë ndaj çdo kufizimi dhe dëshiron vetëm t’i hapet modernitetit. “Kur po kaloja kufirin, u ktheva, hodha një vështrim të fundit në atdheun tim dhe mendova ‘do të kthehem’, mendoj se të gjithë iranianët që u detyruan të largoheshin për shkak të regjimit totalitar, kanë një’’ valixhe të mbushur’’ në shtëpi, me shpresën se gjërat do të përmirësohen. Në qendër të filmit, familja e gjykatësit të ri të Revolucionit, Iman (Missagh Zareh), një burrë rreth pesëdhjetë vjeç me gruan e tij Najmeh (Soheila Golestani) dhe dy vajza: Rezvan (Mahsa Rostami) dhe më e vogla Sana ( Setareh Maleki). Iman së fundi ka marrë postin e gjyqtarit dhe në të njëjtën kohë duhet të jetë i zellshme në punën e tij dhe të ketë kujdes që të mos bëhet shënjestër e militantëve kundër regjimit që janë në agjitacion të madh në rrugët e qytetit të cilat mund ta kërcënojnë atë dhe familjen e tij. Sa për gruan dhe vajzat e tij, ato janë një mijë vjet dritë përpara, secila në masën e moshës së tyre. Gruaja ndjek traditën, por sigurisht është më e hapur se i shoqi, ndërsa vajzat janë të ndara mes rrjeteve sociale, selfie-ve, dëshirës për t’i pasur flokët blu dhe respektimit, qoftë edhe të drejtpërdrejtë, ndaj arsyeve të atyre që protestojnë në shesh. ‘’The Seed of the Sacred Fig’’ është një film shumë i fuqishëm me një shpirt të dyfishtë: një pjesë fillestare më e relaksuar, ende përgjithësisht e tolerueshme për shkak të censurës së mundshme, dhe më pas, në fund, një denoncim i plotë i regjimit të ajatollahëve. Në tapetin e kuq dhe më pas në teatër, regjisori tregoi fotot e dy prej aktorëve të tij kryesorë, Missagh Zareh dhe Soheila Golestani, teksa ngjitej në ‘’Montée des marches’’ së bashku me aktoren iraniane Golshifteh Farahani, e cila jeton në mërgim në Francë për rreth pesëmbëdhjetë vjeçësh.
‘’The Seed of the Sacred Fig’’, grushti i Rasulofit ndaj Iranit
RELATED ARTICLES