Fëmijët e çdo grupmoshe në Tiranë do të kenë mundësi që të mësojnë biçikletën dhe rregullat e qarkullimit. Kjo pistë synon edukimin dhe nxitjen e fëmijëve që të mësojnë rregullat e trafikut rrugor. Në këtë hapësirë ata do të kenë mundësi të mësojnë biçikletën, rregullat e qarkullimit, të eksplorojnë dhe të argëtohen. Përveç marrjes së mësimeve bazë për çiklizmin, akademia do të kthehet gjithashtu në një hapësirë zbavitëse dhe rekreative për grupmosha të ndryshme.