Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERugova “Liria si imanencë njerëzore”

Rugova “Liria si imanencë njerëzore”

Me rastin e Ditës së Presidentit, sot është promovuar libri “Liria si imanencë njerëzore“ me përmbledhje të fjalimeve të ish-presidentit Ibrahim Rugova gjatë periudhës 1976-2005.

Ideja për botimin e këtij libri, u tha se ishte e presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i cili është edhe botimi i parë i Bibliotekës Presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova”.

Në një fjalë rasti, e para e vendit tha se presidenti Rugova ishte dhe vazhdon të mbetet  udhërrëfyesi dhe ndërtuesi i aleancave strategjike të Kosovës me perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo potencoi se libri “Liria si një imanencë njerëzore” ofron një njoftim gjithëpërfshirës me idetë, por edhe vizionin për studiuesit dhe udhëheqësit politikë e shtetërorë të presidentit Rugova. Osmani tha se presidenti Rugova kultivoi dhe mbrojti pa frikë fjalën dhe mendimin e lirë.

Ndërkaq, autori i këtij libri, Munish Hyseni tha se ndër çështjet fundamentale që dominojnë diskursin e këtyre teksteve janë liria dhe identiteti në krijimtari  dhe shoqëri. Ai citoi presidentin Rugova duke thënë se liria është kërkesë e njeriut.

Në kuadër të këtij organizimi, presidentja Vjosa Osmani, i dorëzoi kopjen e parë të librit Fanë Rugovës, bashkëshortes së ish-presidentit Ibrahim Rugova. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments