Ndërtimi i rrugës Vllahinë-Poçem pritet të sjellë një zhvillim ekonomik dhe turistik për të gjithë zonën. Segmenti rrugor Poçem-Vllahinë, nis në rrugën nacionale Levan-Tepelenë dhe përfundon në fshatin Vllahinë, lidh qarqet Fier edhe Vlorë, por ka shumë vlerë turistike, për shkak se lidh tre prej diamanteve të arkeologjisë shqiptare, Bylisin, Amantian dhe Apoloninë. Është vlerësuar edhe si një rrugë e nevojshme ekonomike, sepse Gorishta është prodhues i madh i naftës. Ndërkohë lidh Poçemin dhe Mallakastrën me rrugën e Lumit të Vlorës dhe gjithë këtë zonë e nxjerr më shpejt te pjesa e bregdetit. Projekti parashikon ndër të tjera riparimin e urave ekzistuese, si dhe trotuarë të ndriçuar në zonat e banuara.
Rruga VIlahinë-Poçem në Selenicë, ndikim në zhvillimin e agroturizmit
RELATED ARTICLES