Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Shtunë,25 Maj 2024

Rajoni,Europa Moti-E Shtunë,25 Maj 2024

Territori i Kosovës përgjatë 24 orëshit; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera herës do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu: më të theksuara reshjet paraqiten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë nën ndikimin e  kushteve të paqëndrueshme atmosferike KU vranësirat dhe shirat do të jenë dominante. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 24°C. Era do të fryjë mesatare paradite POR deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor.

Përgjatë ditës së shtunë; republika e MV do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira  dhe reshje shiu KU më të theksuara reshjet do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shpeshtim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rrtije gjatë orëve të mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.  Ndërkohë parametri i Erës do të paraqitet e lehtë dhe herë pas here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi  permanent verior.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare në verilindje të Europës; me ndikim deri  në Balltik do të sjellë; vranësira dhe reshje shiu në rajonin e Balltikut si edhe të gjithë Lindjen e kontinentit; Po ashtu; si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Antlantiku drejt qëndrës së kontinentit do të sjellë; rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi të forta ere në Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta do të PARAQITEN ishujt Britanikë, gadishulli Skandinav si edhe gadishulli Iberik.





RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments