Vera është sinonim i pushimeve, diellit, plazhit dhe aventurave të paharrueshme, shkruan Rosa Campos në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “Super Deporte”. Çdo vit, turistët kërkojnë destinacione të reja dhe emocionuese për të eksploruar, dhe së fundmi Shqipëria është pozicionuar si një nga vendet më tërheqëse dhe më të përballueshme për t’u vizituar. E vendosur në juglindje të Evropës, Shqipëria ofron një ndërthurje të parezistueshme të historisë, kulturës, peizazheve mahnitëse dhe, mbi të gjitha çmime të përballueshme për të gjithë vizitorët. Ky vend ballkanik po kthehet shpejt në një parajsë për turistët që kërkojnë të kënaqen pa shpenzuar shumë (birra vendase kushton vetëm 1 euro dhe ushqimet janë shume të lira).
“Super Deporte”: Shqipëria – destinacioni turistik më tërheqës
RELATED ARTICLES