Në këtë edicion të festivalit marrin pjesë 125 ansamble folklorike, me mbi 4400 pjesëmarrës të cilët vijnë nga 36 vende të Ballkanit, Evropës dhe Azisë. Në këtë mënyrë qyteti bregdetar i Vlorës kthehet në një pasqyrë ku çdo turist vendas dhe i huaj do të gjejë një copëz kulturore të vendit nga vjen. Do të jenë 4 ditë të mbushura me festë, muzikë, kulturë e harmoni, aktivitete të cilat gjithkush mund t’i gjejë të pasqyruara në aplikacioninn TEA. Përveç këtij eventi, TEA, ky udhërrëfyes dixhital i eventeve turistike, ka edhe shumë informacione të tjera për eventet argëtuese në vendpushimet që çdokush zgjedh për të shkuar. Tea është një guidë e detajuar që shërben për t’i kthyer në përvojë të paharrueshme, pushimet në Shqipëri.