Ministrja e Kulturës dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në vijim të vizitës së saj në Prishtinë, është takuar dhe me homologen Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Kumbaro ka publikuar foto dhe detaje nga takimi. “Në Prishtinë me homologen Rozeta Hajdari, Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me të cilën kemi një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e turizmit, ndërsa bëhemi gati për pikun e sezonit veror”, shkruan Kumbaro. “Marrëveshja për lehtësimin e procedurave të kalimit të kufirit mes Kosovës e Shqipërisë përgjatë 9 muajve të vitit dhe së shpejti hapja e një aksi shumë të rëndësishëm rrugor si Thumanë-Kashar, lehtësojnë tej mase shkëmbimet turistike mes dy vendeve tona, teksa vijojmë me promovimin për të shtuar paketat e përbashkëta për vizitorë që vijnë nga tregje të largëta”, bën të ditur Kumbaro.
Hajdari: Paketa të përbashkëta turistike
RELATED ARTICLES