Sezoni turistik këtë vit në vendin tonë, ka nisur vrullshëm. Muaji mars ka shënuar një tjetër ecuri pozitive të sektorin e turizmit për sa i takon numrit të vizitorëve dhe netëqëndrimeve të tyre në strukturat turistike.
Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 45,6 %, në krahasim me mars 2023, ku ai i rezidentëve u rrit me 21.5% dhe i jorezidentëve me 68,7 %.
Numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 46,0 %, në krahasim me marsin 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e tjerë: numri i netëqëndrimeve nga rezidentët është rritur me 21,1 %; numri i netëqëndrimeve nga jorezidentët është rritur me 64,3 %.
INSTAT bën të ditur se, gjatë muajit mars 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 45,6 %, krahasuar me mars 2023
Numri i vizitorëve jorezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 83,3 %. Në Zonat jobregdetare ky tregues është rritur me 71,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezident në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 64,1 %.
Në muajin mars 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (62,3 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jobregdetare” (68,7 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,0 %).
Edhe për netëqëndrimet kryesojnë zonat jobregdetare.
Gjatë muajit mars 2024, numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 46,0 % në krahasim me muajin mars 2023. Numri i netëqëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 66,1 %.
Në zonat jobregdetare ky tregues është rritur me 71,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netëqëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 58,9 %.
Në muajin mars 2024, numri më i lartë i netëqëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (65,0 %); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat jobregdetare” (68,2 %); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94,8 %).