Ukraina dhe Moldavia mund të shpresojnë për një fillim të shpejtë të negociatave të pranimit në BE, tha dje në mbrëmje presidenca belge e Këshillit të BE-së pas një takimi ministror në Bruksel. Presidenca e bëri të qartë se po punon për organizimin e konferencës së parë të delegacioneve negociuese deri në fund të qershorit. Hungaria do të marrë presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së nga Belgjika në korrik. “Ne po bëjmë çmos për të arritur një marrëveshje që do të na mundësojë të kalojmë në fazën tjetër. Është e mundur që negociatat të fillojnë brenda 40 ditëve të ardhshme”, tha ministrja e Jashtme belge Hadja Lahbib. Përpara se të fillojnë bisedimet e pranimit, shtetet e BE-së duhet të miratojnë unanimisht të ashtuquajturat korniza negociuese. Këto përcaktojnë udhëzimet dhe parimet për bisedimet e anëtarësimit me çdo vend kandidat. Fillimi i negociatave me Ukrainën – e cila është nën sulmin e Rusisë – dhe me fqinjin e saj, Moldavinë, ishte rënë dakord në parim gjatë një samiti të BE-së në dhjetor. Në të njëjtën kohë, u ra dakord që të gjitha kërkesat për reformëm duhet të përmbushen përpara se të fillojnë negociatat. Sipas raportit të fundit të Komisionit, disa reforma në luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e pakicave dhe ndikimin e oligarkëve nuk ishin zbatuar plotësisht në Ukrainë. Hapja e negociatave të pranimit në BE shihet si një simbol i rëndësishëm për popullin e Ukrainës dhe Moldavisë, megjithëse procesi i anëtarësimit ndonjëherë mund të zgjasë për dekada.
Presidenca e BE-së dëshiron fillimin e shpejtë të bisedimeve të pranimit të Ukrainës dhe Moldavisë
RELATED ARTICLES