Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEDiversiteti Kulturor për Dialog dhe Zhvillim

Diversiteti Kulturor për Dialog dhe Zhvillim

Asambleja e Përgjithshme e Deklaratës Universale të UNESCO-s mbi Diversitetin Kulturor si “Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor”, ditë në të cilën festohet dhe reflektohet mbi vlerat e këtij diversiteti dhe “të jetuarit së bashku”. Përmes kësaj dite UNESCO dhe vendet anëtare të saj, vazhdojnë të promovojnë rritjen e ndërgjegjësimit për marrëdhëniet mes kulturës dhe zhvillimit ekonomik të një vendi si dhe rolin e teknologjive të komunikimit në këto marrëdhënie. Deklarata e mësipërme, shihet si instrumenti ligjor i parë, që e sheh diversitetin kulturor si “Trashëgiminë e përbashkët të njerëzimit” dhe e konsideron ruajtjen e saj si një aksion konkret dhe etikë të pandashme nga respekti për dinjitetin njerëzor. Ndërsa bota e djeshme e kishte vënë theksin në ndryshimet e saj, zhvillimet e sotme janë drejt unifikimit dhe të shkuarit drejt një drejtimi. Për të theksuar karakterin fondamental të identitetit tonë kolektiv dhe individual, kultura është mjeti i pashoq për ta përcjellë në mënyrën e duhur këtë mesazh. Aktivitetet që zhvillohen në këtë ditë synojnë të promovojë lidhjen mes Konventës së Diversitetit Kulturor dhe trashëgimisë shpirtërore të minoriteteve, duke risjellë edhe një herë atë që shprehet se trashëgimia shpirtërore, e transmetuar nga një brez në tjetrin, rikrijohet vazhdimisht nga komunitetet dhe grupet si përgjigje e gjenisë së tyre krijuese ndaj mjedisit rrethues, ndërveprimit të tyre me natyrën dhe historinë, dhe u jep kuptim vazhdimësisë dhe identitetit, duke promovuar kështu respektin për diversitetin kulturor dhe kreativitetin njerëzor.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments