Sinoptikania e Meteoalb, Lajda Porja në një intervistë në studion e lajmeve për “Ora News”, u shpreh se ditët e fundit të muajit maj do të kenë ndryshime temperaturash. Gjithashtu nuk do të mungojnë reshjet e shiut të cilat do të jenë afatshkurta. “Do të jetë dinamik ky 10 ditëshi i fundit i këtij muaji. Vranësirat do të jenë prezente dhe herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje. Sot, moti ka nisur i kthjellët. Në disa qarqe parashikohet temperatura 30 gradë. Bregdeti shënon 28-29 gradë. Në pjesën e dytë të ditës së sotme do të ketë zhvillim të vranësirave, të cilat do të zhvillohen vetëm në një zonë të caktuar. Verilindja dhe juglindja nuk përjashton reshje të cilat janë afatshkuara. Edhe nesër parashikohet të jemi në të njëjtat kushte, ku paradite do të jemi me diell dhe pjesa e dytë e ditës parashikohet me vransira dhe reshje. Të mërkurën dhe le të themi deri në fund të kësaj jave do të kemi rënie të temperaturave, freskim të motit. Temperaturat maksimale do të jenë jo më shumë se 26-27 gradë, që janë temperatura tipike pranvere. Fundi majit dhe fillimi muajit qershor starton me temperatura shumë të larta. Përsa i përket motit, e gjithë java do të jetë paradite me diell, dhe pas mesditës parashikohet me reshje shiu. Temperaturat minimale deri ditën e premte janë të larta, nga 9 deri në 12. Në fundjavë temperaturat do të ulen deri në 7 gradë. Nuk do të jetë një fundjavë për të shkuar në plazh, pasi nuk kemi kushtet ideale”, u shpreh sipnotikania Lajda Porja.
Home PARASHIKIMI MOTIT Anuloni planet për plazh, Sinoptikania Porja: Fundjava me reshje dhe temperatura deri...