Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s. Anija “Lissus” dhe një ekip efektivësh të Forcës Detare nisën misionin si pjesë e operacioneve të përqendruara (FOCOPS) të NATO-s në detin Mesdhe në mars të vitit të shkuar. Ky është një tregues i qartë për rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon dhe më gjerë. Ndryshe nga misioni i kryer në vitin 2016-2019 në detin Egje, që kishte karakter humanitar, kjo është hera e dytë që Forca jonë Detare angazhohet në një operacion të mirëfilltë të rritjes së sigurisë detare.