Parashikohet; rritje e mëtejshme e vlerave Barike; si pasojë e masave ajrore më të ngrohta me origjinë Perëndimore; kjo do të sjellë mot të kthjellët dhe të ngohtë në Bregdet dhe zonat e ulëta NDERSA kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat malore. Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim; vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë territorin Shqiptar duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara. Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes POR ulen lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja deri në 30°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë deri në 40 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor dhe Juglindor, për pasojë; në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.