Tuesday, November 26, 2024
HomeAKTUALITETRajoni,Europa Moti-E Hënë, 20 Maj 2024

Rajoni,Europa Moti-E Hënë, 20 Maj 2024

Do të MBETEN prezente masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë perëndimore; duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të Kosovës; gjatë orëve të para të ditës. Pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore. Parashikohet që situata e motit të mbetet e njëjtë deri mëngjesin e së martës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit POR mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 10°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 25°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35  km/h nga drejtimi permanent Juglindor.

Moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë  republikën e MV; KU më të theksuara kthjellimet do të paraqiten  përgjatë zonave në Jug dhe Jugperëndim të territorit NDERSA me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në pjesën tjetër të MV Ku në zonat kufitare me Shqipërinë do të gjenrojnë reshje të pakta shiu;  E njëjta situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale e regjistruar në qytetin e Gostivarit deri në 27°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet lehtë në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Juglindor.

Aktivizimi i një qëndre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në Qëndër të kontinentit, do të sjellë sërisht kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën Qëndrore si edhe rajonin e Balltikut të cilat do të mbizotërohen nga vranësira dhe reshje të dendura shiu. Po ashtu; me reshje të konsiderueshme shiu do të paraqitet Europa edhe veriu i Italisë. NDERSA nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta PARAQITEN gadishulli i Ballkanit, brigjet e Egjeut si edhe brigjet e detit të zi. Po ashtu; me mot të kthjellët dhe temepratura të ngrohta do të jenë; gadishulli Skandinav si edhe Europa Lindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments