Meteorologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit përgjatë fundjavës në vendin tonë dhe në rajon. Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Sakaq në të shtunën dhe të dielën pritet që në vendin tonë vranësirat të jenë më të shpeshta. “Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm. Në pjesën e dytë të ditës do të ketë kalime të lehta të vranësira. Temperaturat e sotme do të regjistrohen në vlerën e 29 gradë celsius në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa maksimumet në rang territori do të regjistrohen edhe në vlerën 31-32 gradë celsius, përgjatë vijës bregdetare do të kemi maksimume deri në 30 gradë celsius. Ditën e sotme do të ketë mbizotërim të kthjellimeve. Ndërsa në fundjave vranësirat do të bëhen më të shpeshta në vendin tonë, ndërsa do të krijohen vranësira të pakta shiu. Në pjesën e dytë ë ditës së shtunë do të kemi prezencë të vranësirave, sa i përket ditës së diel vranësirat do të jenë të shpeshta. Ndërsa në Kosova dhe Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër do të mbizotërojë moti i qëndrueshëm. Të dielën do të ketë vranësira të shpeshta. Ndërsa temperaturat e ajrit do të kenë një rritje të ndjeshme”, tha ndër të tjera Osmani.